Kylie Jenner shfaqet në bikine që janë më të vjetër se ajo vetë


Gazeta Express
16 Korrik 2019 13:20

Bikinet e Kylie Jenner janë lansuar tre vjet para se ajo të lindte.

Ylli televiziv ka postuar në Instagram disa fotografi – nga udhëtimi me vajzat e kompanisë së saj Kylie Skin në Turks dhe Caicos – ku shihet e veshur me bikine të markës së njohur Chanel.

Në fotografitë e pushimeve, 21 vjeçarja shihet duke pozuar në një anije e veshur me bikine ngjyrë të kaltër të hapur që e kanë edhe markën e Chanel – që mund të blihen edhe aktualisht për një çmim prej 1690 dollarë – që i kishte kombinuar me një rryp ngjyrë ari po ashtu Chanel që kushton 638 dollarë.

View this post on Instagram

summer lovin’

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Bikinet dhe rrypi janë nga koleksioni i markës së njohur franceze për sfilatën e pranverës 1994 dhe janë prezantuar nga modelja Naomi Campbell.

Duket se Kim Kardashian nuk është e vetmja në familje që e ka një fiksim për veshjet me stil të viteve të ’90-ta të supermodeles.

Pa dyshim, se këto janë vetëm disa nga fotografitë me bikine që mund të presim nga miliarderja më e re gjatë këtij udhëtimi.

Madje, ajo e ka postuar edhe një ku shihet krejtësisht e zhveshur dhe ka vënë vetëm një kapele.

View this post on Instagram

vacation mode

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

View this post on Instagram

beach you to it 🌊

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Te fundit


Kthehu lart