Kylie e ka nijet t'i bëjë edhe disa fëmijë — veç s'e di kur dhe me kë - Gazeta Express
string(65) "kylie-e-ka-nijet-ti-beje-edhe-disa-femije-vec-se-di-kur-dhe-me-ke"

Kylie e ka nijet t’i bëjë edhe disa fëmijë — veç s’e di kur dhe me kë

Gazeta Express

22/01/2020 20:55

Miliarderja më e re, Kylie Jenner, i dha fund marrëdhënies me Travis Scott disa muaj më parë. Burimet pranë tyre janë shprehur se shkak është bërë mospërputhja në disa çështje.

22-vjeçarja duket se dëshironte që të zgjeronte familjen, ndërsa Travis është i fokusuar në maksimum te karriera e tij.

Lexo Edhe:

View this post on Instagram

My love ? Stay tuned on my stories today for the reveal of the Stormi Collection launching February 1st ☁️⚡️

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Madje planet për familjen e saj dhe dëshirën që të ketë shumë fëmijë, i ka zbuluar së fundmi vetë miliarderja.

Ajo ka thënë se e ka nijet t’i bëjë edhe disa fëmijë — veç s’e di kur dhe me kë.

Në një video të publikuar në kanalin e “Youtube”, Kylie shfaqet teksa i bën grimin Kimit, duke përdorur produktet “KKW BEAUTY” dhe “Kylie Cosmetics”, duke përfshirë edhe linjën e re të buzëkuqeve “Girls Trip”, që hidhet në treg ditën e mërkurë.

Një fans ka pyetur: “Si arrin Kimi të jetë nënë e 4 fëmijëve dhe të jetë kaq e angazhuar në punë dhe Kylie, a e shihni veten me 4 fëmijë?”.

22-vjeçarja ka reaguar duke thënë se e sheh veten nënë të katër fëmijëve. Ajo shtoi se për këtë gjë nuk ka një afat kohor, megjithatë për 7 vitet e ardhshme mund të ketë zgjeruar mjaftueshëm familjen.

View this post on Instagram

tangled ☁️

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on