Ky shtet kërkon nga të gjithë banorët që të punojnë nga shtëpia, nëse munden - Gazeta Express
string(75) "ky-shtet-kerkon-nga-te-gjithe-banoret-qe-te-punojne-nga-shtepia-nese-munden"

Gazeta Express

11/08/2020 12:26

Ky shtet kërkon nga të gjithë banorët që të punojnë nga shtëpia, nëse munden

Gazeta Express

11/08/2020 12:26

Qyteti Auckland i Zelandës së Re do të vendoset në një fazë të rreptë të izolimit gjatë tri ditëve të ardhshme, por masa do të ketë edhe për pjesën tjetër të shtetit të largët.

Të gjitha masat kufizuese për veprimet e përditshme ishin lehtësuar në fillim të qershorit, kur ishin shëruar pacientët e fundit të prekur nga koronavirusi.

Lexo Edhe:

Megjithatë, duke filluar nga e mërkura, banorët e Zelandës së Re jashtë qytetit Auckland nuk do të kenë të drejtë të organizojnë tubime të mëdha dhe nga ta do të kërkohet që të punojnë nga shtëpia, nëse një gjë e tillë është e mundshme.

“E di se kjo informatë do të jetë shumë e vështirë për t’u pranuar”, tha kryeministrja e këtij shteti, Jacinda Ardern, gjatë një konference për gazetarë në orët e vona të natës.

“Si grup kemi qenë në këtë pikë më parë. E dimë se nëse kemi një plan dhe nëse i përmbahemi atij, mund t’ia dalim para situatave të vështira dhe të panjohura”, shtoi ajo.

Zelanda e Re është vlerësuar lart për suksesin e arritur në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Për më shumë se 100 ditë, atje nuk u regjistrua asnjë rast i ri i përhapjes lokale.