Ky peshkatar ka kapur krijesën më të çuditshme ujore deri me tani - Gazeta Express
string(65) "ky-peshkatar-ka-kapur-krijesen-me-te-cuditshme-ujore-deri-me-tani"

Fun

Gazeta Express

23/03/2021 1:16

Ky peshkatar ka kapur krijesën më të çuditshme ujore deri me tani

Fun

Gazeta Express

23/03/2021 1:16

Një peshkatar i identifikuar si Nate Iszac, 39-vjeç ka kapur një nga peshqit më të pazakontë në ujërat e Alaskës.

Gjallesa e çuditshme është emërtuar si një “përbindësh deti”, teksa fotot e gjallesës ujore janë shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Lexo Edhe:

Fotot e shkrepura nga peshkatari i cili zuri “përbindëshin e detit”, tregojnë qartë fizionominë e gjallesës ujore.

Peshku i kapur ka një gojë shumë të madhe dhe dhëmbë tepër të mprehtë. Gjithashtu gjallesa ujore ka edhe një gjatësi shumë të madhe, thuajse sa gjysma e gjatësisë së peshkatarit. Iszac, nga Oregon i SHBA, ka shpërndarë shumë foto të “përbindëshit të detit”, teksa thotë se në momentin që është kapur, gjallesa ka shfaqur një sjellje shumë të ashpër.

Ai thotë se pasi u kap në ujërat e Alaskës, gjallesa është identifikuar si specia ngjala ujk. Pasi kapi gjallesën dhe e shpërndau gjerësisht në rrjet, peshkatari tregon se ngjala ujk është lënë sërish e lirë që të notojë në ujërat e Alaskës.