Ky gjarpër po tmerron të gjithë, shtiret si i ngordhur dhe më pas sulmon


Gazeta Express
11 Qershor 2019 13:14

Gjarpërinjtë kanë taktika të ndryshme për t’i mashtruar grabitqarët e tyre duke u shtirë si të ngordhur. Dhe kjo ka ngjallur shqetësime tek specialistët e kafshëve në SHBA.

Fotografi të kafshëve duke kryer veprime mbrojtëse janë shpërndarë nga stafi i parqeve dhe rekreacionit në Karolinë të Veriut këtë javë, bashkë me një paralajmërim.

Ata iu thanë banorëve përmes një postimin në Facebook, që mos t’iu afrohen gjarpërinjve që në dukje duken sikur kanë ngordhur, transmeton Gazeta Express.

Ky lloj gjarpri, i njohur si “zombie”, mund të sulmojë papritur nëse e trembni. Gjarpri, që zakonisht ndodhet në Amerikën Veriore, mund të shtiret kinse ka ngordhur.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart