Ky është zotëriu që festoi më së shumti në Paradën Shqiptare në Nju Jork


Gazeta Express
10 Qershor 2019 14:35

Dje gjatë ditës në qendrën e qytetit të Nju Jork, saktësisht në Manhattan, është mbajtur Parada Shqiptare. E në këtë paradë, pjesëmarrës ka qenë edhe një person me ngjyrë, i cili me sa duket e do muzikën shqiptare.

Ai shihet në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, duke e kënduar këngën ‘Kuq e Zi’ e duke mbajtur një flamur shqiptar në dorë. E sikur të mos mjaftonte edhe kjo, ai e bën edhe gjestin e shqiponjës me duar.

Kujtojmë se në këtë paradë, kanë marrë pjesë shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka pasur të atillë që edhe kanë udhëtuar nga vendet e tjera, për të qenë pjesë e këtij manifestimi.

Këtë vit, parade iu dedikua Çamërisë, për dallim nga viti i kaluar që iu dedikua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për më shumë, ndiqni videon: /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart