Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Qeveria e Kosovës kishte vendosur që mësimi të ndërpritet nga data 11 mars me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por në vendimin më të ri, thuhet se kur rinis shkolla do të caktohet nga Qeveria me vendim tjetër.