Ky është vendi ku gjenden paratë e Thesarit nga ku u vodhën 2 milionë euro - Gazeta Express
string(74) "ky-eshte-vendi-ku-gjenden-parate-e-thesarit-nga-ku-u-vodhen-2-milione-euro"

Gazeta Express

24/10/2020 9:36

Ky është vendi ku gjenden paratë e Thesarit nga ku u vodhën 2 milionë euro

Gazeta Express

24/10/2020 9:36

Tri ditë më parë u bë e ditur se nga buxheti i shtetit mungojnë dy milionë euro. Me anë të katër transaksioneve, këto para u transferuar nga Thesari i Kosovës në xhirollogarinë e një kompanie private. Kjo bërë që Thesari të jetë organi shtetëror më i përfolur këto ditë.

Por, ku gjendet ky department që është përgjegjës për menaxhimin e transaksioneve shtetërore.

Lexo Edhe:

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka treguar se ku gjendet Thesari dhe sa punëtorë punojnë në këtë departament.

“Selia e Thesari është mbrenda ndërtesës së Qeverisë. Aty punojnë rreth 70 punëtorë, të cilët brenda një dite procedojnë me qindra pagesa, të cilat duhet t’i bëjnë në bazë të detyrës që kanë nga organizatat buxhetore”, ka deklaruar Shatri.

Ndonëse brenda këtij departamenti janë 11 divizione, në asnjërin prej tyre nuk ka të holla “cash”.

Shatri ka treguar edhe se ku gjenden këto para që menaxhohen nga Departamenti i Thesarit.

“Në Thesar nuk mbahen pare. Mjetet e buxhetit ruhen në Bankën Qendrore dhe vetëm BQK’ja është ajo që e kryen pagesën”, ka deklaruar

Struktura e Thesarit është e përcaktuar me Ligj, dhe për këtë arsye Shatri thotë se Ministrja e Financave nuk ka nevojë që t’i dijë të gjitha procedurat e pagesave që bëhen. /Gazeta Express