Gazeta Express dhe Televizioni 7 e kanë realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri. Sondazhin e ka kryer kompania “Geo Cartography”, që e ka realizuar edhe sondazhin për zgjedhjet në Kosovë, i cili ishte më i afërt me rezultatin zgjedhor. Sipas sondazhit, në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.
Pas pak më shume se një muaji, Shqipëria zgjedh partinë, që do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Sondazhin që e ka realizuar kompania shqiptaro-izraelite, “GeoCartography”, e nxjerr si parti të vetme fituese Partinë Socialiste, me rreth dy për qind më shumë se Partia Demokratike.
Megjithatë, sipas sondazhit, opozita e deritanishme e Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do t’i marrin 71-74 mandate në Kuvend, pra shumicën.
PS-ja e kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, del se i fiton 44.54 për qind, që kur përkthehet në mandate, i bie se i merr 65-67 sosh. Partia Demokratike merr 42.18 për qind, ose 61-63 mandate. Ndërkaq LSI-ja, sipas sondazhit, i merr 9.32 për qind, apo 10-11 mandate.
Më poshtë gjeni raportin e plotë rreth realizimit të sondazhit dhe rezultatit të tij.