Ky është sinjali i parë “jashtëtokësor” - Gazeta Express
string(37) "ky-eshte-sinjali-i-pare-jashtetokesor"

Mistere

Gazeta Express

26/05/2023 22:49

Ky është sinjali i parë “jashtëtokësor”

Mistere

Gazeta Express

26/05/2023 22:49

Njerëzit janë një hap afër për të komunikuar me jashtëtokësorët.

Kjo pasi, instituti SETI, (një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për të kuptuar jetën në hapësirë), nisi një mesazh të koduar drejt Tokës nga sonda e Evropës, Trace Gas Orbiter Mars, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Gjashtëmbëdhjetë minuta më vonë, mesazhi u prit nga tre radio teleskopë të mëdhenj në Tokë, duke nisur një përpjekje globale për të deshifruar sinjalin e fshehtë.

Simulimi është në kuadër të projektit “A Sign in Space” një projekt shumë-javor i udhëhequr nga Dainela de Paulis, studiuesja në Institutin amerikan SETI në Mountain View, Kaliforni dhe Observatori Green Bank në Virxhinia-n Perëndimore.

“Gjatë historisë, njerëzimi ka kërkuar kuptimin në fenomene të fuqishme dhe transformuese”, tha de Paulis në një deklaratë.

“Marrja e një mesazhi nga një civilizim jashtëtokësor do të ishte një përvojë thellësisht transformuese për të gjithë njerëzimin”, shtoi ajo. “Projekti ‘A Sign in Space’ ofron mundësinë e paprecedentë për të përsëritur në mënyrë të prekshme dhe për t’u përgatitur për këtë skenar përmes bashkëpunimit global, duke nxitur një kërkim të hapur për kuptimin në të gjitha kulturat dhe disiplinat”.

Observatori Green Bank është një nga tre objektet që dëgjuan për sinjalin e sondës Trace Gas Orbiter, së bashku me grupin e teleskopëve Allen të Institutit SETI në Kaliforninë veriore dhe stacionin astronomik të radios Medicina në veri të Italisë, i cili menaxhohet nga Instituti Kombëtar Italian për Astrofizikë.

Studiuesit në secilën prej këtyre objekteve tani do ta përpunojnë sinjalin dhe do ta vënë atë në dispozicion për kolegët e tyre në mbarë botën dhe për publikun në përgjithësi.

Ekipi i projektit dëshiron që njerëzit nga e gjithë bota të studiojnë sinjalin dhe të provojnë për ta deshifruar atë.