Një ditë pasi u betua si president i ri i Perus, Pedro Castillo, ka emëruar për kryeministër një ligjvënës të së majtës ekstreme dhe bashëpartiak nga Partia Marksiste, Guido Bellido, duke u dhënë fund pritjeve për qeveri të moderuar.
Duke filluar me gati tri orë vonesë, Castillo miratoi një kabinet të paplotësuar të enjten në mbrëmje, ku përfshihen disa figura nga e majta ekstreme dhe vetëm dy gra, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Emërimi i kësaj figure për kryeministër ka nxitur zemërim dhe zhgënjim në mesin e politikanëve të qendrës, të cilët e kanë përkrahur fitoren e ngushtë të presidentit të ri kundër rivalit të së djathtës ekstreme, Keiko Fujimori.
Kryeministri i ri më parë ka shprehur pikëpamje homofobike dhe mizogjenike në rrjetet sociale, duke i sulmuar politikanët që njihen se janë homoseksualë.
Ndryshe, Peruja viteve të fundit është përballur me mungesë të stabilitetit politik. Në pesë vitet e fundit, shteti i Amerikës Jugore ka pasur katër presidentë dhe dy legjislatura.