Ky është shteti i parë evropian që merr vaksinat për Covid-19 si pjesë e programit COVAX - Gazeta Express
string(88) "ky-eshte-shteti-i-pare-evropian-qe-merr-vaksinat-per-covid-19-si-pjese-e-programit-covax"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 11:52

Ky është shteti i parë evropian që merr vaksinat për Covid-19 si pjesë e programit COVAX

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 11:52

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë se vendi i saj ka pranuar një dërgesë të vaksinave për Covid-19 si pjesë e programit botëror, COVAX, për vendet në zhvillim, duke u bërë vendi i parë evropian që përfiton nga kjo skemë.

“Moldavia është shteti i parë evropian që merr vaksina për Covid-19 nga nisma COVAX – 14.400 dozat e para arritën mbrëmë”, shkroi të premten në rrjetet sociale presidentja moldave.

Lexo Edhe:

Liderja pro-perëndimore falënderoi Gjermaninë dhe vendet tjera të BE-së, Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kanadanë, Japoninë dhe Komisionin Evropian për solidaritetin me vendin e saj, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Përmes një deklarate, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Moldavia ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinës përmes programit COVAX për 1.7 milion banorë apo rreth gjysmën e popullsisë.

Javën e kaluar, Moldavia mori 21.600 doza të vaksinës si donacion nga Rumania, duke e mundësuar fillimin e vaksinimit në një ndër vendet më të varfra të Evropës.

Deri më tani, Moldavia ka regjistruar mbi 191.000 të prekur nga Covid-19 dhe më shumë se 4.000 viktima.