Ky është shteti evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga - Gazeta Express
string(70) "ky-eshte-shteti-evropian-me-shkallen-me-te-larte-te-vdekjeve-nga-droga"

Ky është shteti evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 12:33

Vdekjet e lidhura me drogën janë shqetësim në tërë Evropën, por cili shtet ka shkallën më të lartë të tyre?

Për të shtatin vit me radhë, Skocia përjetoi rritje të numrit të vdekjeve të lidhura me përdorimin e substancave narkotike, duke vazhduar të jetë shteti me shkallën më të lartë për numër të banorëve në Evropë.

Lexo Edhe:

Vitin e kaluar, një numër rekord prej 1.339 personave vdekje të lidhura me përdorimin e drogës u regjistruan në Skoci, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Kështu, Skocia po vazhdon ta ketë shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga për numër banorësh, me 21.2 raste fatale për 1.000 banorë. Kjo shifër është mbi tri herë e gjysmë më e madhe se në Angli dhe në Uells.

Përpos drogës, edhe alkooli ishte shkaktar i konsiderueshëm i vdekjeve, më saktësisht në 173 sosh, ndërsa amfetamina ishte shkaktare e 60 vdekjeve.

Zona më e prekur nga vdekjet nga droga në Skoci ishte qyteti Glasgow. Vetëm vitin e kaluar, atje u regjistruan 291 vdekje nga droga.

Pothuajse dy të tretat e rasteve fatale ishin persona të moshës 35 deri 54-vjeçare.