Ky është rreziku që vjen si shkak i pijeve me gaz


Gazeta Express
26 Nëntor 2019 15:39

Edhe pse duhet ta pranojmë që na pëlqejnë, pijet me gaz nuk janë aspak të shëndetshme, dhe jo vetëm kaq, ato kanë një rrezik të lartë për shëndetin tonë.

Një studim i fundit ka treguar se nëse konsumojmë qoftë edhe dy gota pije me gaz në ditë, ne e shtojmë ndjeshëm rrezikun për isshemi ne tru apo nga sëmundjet e sistemit tretës. Studimi është kryer me më shumë se 450.000 nga 10 vende të ndryshme të Evropës.

Ata, që pinin më shumë se dy gota pije me gaz, pavarësisht llojit kishin më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e ndryshme në krahasim me ata që pinin vetëm një gotë në muaj. Njerëzit e përfshirë në studim nuk kanë pasur asnjë lloj sëmundjeje para se të merreshin për t’u testuar.

Niveli i lartë i sheqerit që vjen nga këto pije, kur shtohet në gjak, mund të pengoj muskujt e zorrëve për të vepruar, duke dëmtuar sistemin tretës dhe duke rritur mundësinë për t’u prekur nga infeksione të rrezikshme.  /Express

Burimi: Top Channel

Te fundit


Kthehu lart