Ky është reagimi i Albulena Haxhiut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

27/06/2019 14:33

Ky është reagimi i Albulena Haxhiut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ballina

Gazeta Express

27/06/2019 14:33

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator ka reaguar përmes Facebook-ut, duke cituar vendimin e Kushtetueses, raporton Gazeta Express.

Përmes rrjetit social, deputetja Haxhiu ka cituar vendimin e Kushtetueses, derisa aty shkruhet se detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën.

“TË KONSTATOJË, njëzëri, meqë nenet thelbësore te Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, rrjedhimisht Gjykata shpall të njëjtin, në tërësinë e tij, të papajtueshëm me Kushtetutën”, shkroi Haxhiu./Express