Ky është plani sekret i Boris Johnsonit për Brexitin


Gazeta Express
26 Gusht 2019 7:02

Plani sekret i Boris Johnsonit për brexitin sipas disa mediave britanike është ta mbylle parlamentin për 5  javë.

Kryeministri i Britanisë kërkon t’ua ndalojë me çdo kusht ligjvënësve shtyrjen e shkëputjes nga BE-ja, e parashikuar të ndodhë në 31 tetor.

The Oberserver thotë se zotëron një email të shkruar këto 10 ditët e fundit e të dërguar në Downing Street, ku shihet qartë se kreu i ekzekutivit kërkon këshilla mbi ligjshmërinë e mbylljes së Dhomes seë Komuneve.

Udhëzimi fillestar që jepet është se në kuadrin ligjor, iniciativa konsiderohet e mundshme, e do të rrëzohej vetëm nga një kërkesë dërguar gjykatave nga deputetet anti-brexit. Ligjvënësit britanike të cilët e kundërshtojnë largimin nga Bashkimi Europian reaguan me zemërim ndaj këtyre raporteve.

Mbylljen e Dhomës së Komuneve, ata e shohin si sfidë ndaj demokracisë dhe një gjest krejtësisht të papërgjegjshëm. Duket se pakënaqësi ka edhe mes disa konservatorëve që e pëlqejnë qëndrimin në bllokun europian.

“Ai email, në qoftë i vërtetë, dëshmon përçmimin që Boris Johnson ka për këtë institucion. Të përjashtosh këtë dhomë nga një krizë kombëtare që kërcënon të ardhmen e vendit tonë, është totalisht e gabuar”, u shpreh ish prokurori i përgjithshëm Dominic Grieve, raporton TCH.

Dhoma e Komuneve rinis punën në 3 shtator, dhe një mbyllje 5 javore do t’ia ndalonte asaj aktivitetin deri në 17 tetor, kur do të ishte ndërkohë tepër vonë për të frenuar brexitin.

Te fundit


Kthehu lart