Ky është personi i vrarë nga polici në Gjilan - Gazeta Express
string(45) "ky-eshte-personi-i-vrare-nga-polici-ne-gjilan"

Ky është personi i vrarë nga polici në Gjilan

Gazeta Express

29/12/2019 10:43

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjilan ka ndodhur një vrasje, ku një polic e ka qëlluar për vdekje një qytetar.

Personi i vrarë nga polici në Gjilan mësohet se është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës.

Lexo Edhe:

Viktima është figurë e njohur për Policinë e Kosovës.

Dyshohet se polici i arrestuar kishte bërë një aksident me të ndjerin, para se të ndodhte vrasja.