Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme - Gazeta Express
string(54) "ky-eshte-parashikimi-i-motit-per-dy-ditet-e-ardhshme-2"

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Gazeta Express

29/05/2020 7:32

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me shi dhe diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Lexo Edhe:

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale gjatë dy ditëve të ardhshme në qytetet kryesore të vendit.