Ky është parashikimi i Fury për meçin e dytë Ruiz-Joshua


Gazeta Express
14 Gusht 2019 19:08

Tyson Fury thekson se Andy Ruiz Jr do të gjunjëzojë edhe për të dytën herë Anthony Joshuan në rimeçin që zhvillohet në dhjetor.

Joshua humbi titujt për pesha të rënda si kampion bote kur u tronditë nga Ruizi në muajin qershor në New York dhe tani do të zhvilloj një rimeç në Arabi Saudite më 7 dhjetor – datë që është konfirmuar edhe nga Eddie Hearn këtë javë, transmeton portali arbresh.info.

Ruiz Jr ka deklaruar se nuk ka ndërmend të shkoj në Lindje të Mesme dhe do të përpiqet për t’iu shmangur rimeçit pavarësisht pretendimeve nga Hearn se kontratat janë nënshkruar.

Por, pa marrë parasysh se ku do të zhvillohet rimeçi, Fury thekson se fituesi do të jetë i njëjtë dhe se Ruiz do të mposhtë rivalin e tij anglez.

“Unë jam një besimtar i madh se kur mbyllet një derë, një tjetër hapet dhe dukej sikur gjithçka po shkonte në favor të Joshuas kur ishte duke luftuar ndaj Ruizit”, ka thënë fillimisht Fury për ESPN.

“Kur ai u përball me Ruizin, askush nuk lutej për të, por tani gjithçka është për shkak të tij dhe unë besoj se Ruizi do të bëjë pikërisht të njëjtën gjë për herë të dytë dhe Ruiz do të marrë vendin e tij si një përbindshëm me tri koka”, përfundon Joshua.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart