Ky është numri i partnerëve që duhet të keni, para se të quheni profesionistë


Gazeta Express
10 Qershor 2019 7:29

Sa partnerë duhet të kesh kaluar në jetë për të qenë burri ose gruaja ideale për dikë? Kjo është pyetje një million dollarëshe. Mund të jetë thjesht një e dhënë statistikore, por një studimi të publikuar në Journal of Sex Research hedh dritë mbi të gjitha pyetjet që mund të kemi lidhur me çështjen.

Eksperiencë, apo jo eksperiencë? I qëndrueshëm, apo i lëvizshëm? Këto janë pyetjet që I bëjmë të gjithë kur duam të vendosim për një partner të ri.
Në këtë studim të publikuar nga Journal of Sex Research kanë marrë pjesë 188 vullnetarë, 104 gra dhe 84 burra të moshës nga 30 deri në 40 vjeç.

Nuk flasim për burra e gra të cilët nuk kanë pasur kurrë eksperienca seksuale, por për njerëz të cilët kanë kaluar disa eksperienca seksuale.

Si për burrat dhe për gratë ekziston një numër ideal i partnerëve të mëparshëm të personit të me cilin ata duan të kenë raport qoftë edhe vetëm seksual. Numri ideal sipas tyre është numri tre. Pra një partner i mundshëm duhet të ketë pasur tre partnerë para se të takohet me ne.

Në fakt ekziston një ide që personat e marrë në pyetje për studimin mund të kenë ngatërruar partnerin e marrdhënieve seksuale me një partner potencial për lidhje të gjatë dhe të qendrueshme.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart