Ky është i riu që humbi jetën nga shembja e hotelit “Adriatik”


Gazeta Express
23 Prill 2019 7:14

I riu që humbi jetën pas mesnatës nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, është Visar Behrami, 27 vjeç, nga Mitrovica.

Behrami ishte duke punuar në objektin e ish-hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës.

Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.

Është bërë e ditur nga prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryesi në objektin e ish-hotelit.

Te fundit


Kthehu lart