Ky është i riu nga Gllogjani që ndërroi jetë në aksident trafiku, Haradinaj shpreh ngushëllime
Lajme
Gazeta Express
14/08/2022 18:50
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjen e Rilind Zeqiraj i cili vdiq në një aksident trafiku.
“I
tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Rilind Zeqiraj nga Gllogjani, i
cili u lëndua rëndë në aksident komunikacioni. Ndajmë dhembjen me familjen dhe
të afërmit”, ka shkruar Haradinaj në një status në Facebook.
“Zoti e forcoftë familjen Zeqiraj, në këto momente shumë të vështira për ta”, shtoi ai. /Gazeta Express/