Ky është horoskopi për ditën e sotme - Gazeta Express
string(36) "ky-eshte-horoskopi-per-diten-e-sotme"

Ky është horoskopi për ditën e sotme

Gazeta Express

25/05/2020 7:37

Planetët do ju ndihmojnë sot të dilni nga një situatë delikate ku ishit futur dhe do ndiheni goxha më të qetë.

Tek ju çiftet do të mbizotërojë një klimë kryesisht e mirë dhe e qetë. Do merrni mbështetjen maksimale nga partneri për punën apo projektet e tjera që keni nisur.

Lexo Edhe:

Për ju beqaret parashikohen mjaft takime, por që nuk do shkojnë më tej. Bëni kujdes mos ndesheni me persona të dhunshëm ose mjaft xhelozë. Në punë do merrni një lajm të rëndësishëm.

Mund t’iu propozohet një pozicion shumë më i rëndësishëm, por që do kërkojë më shumë përgjegjësi. Mos u frikësoni sepse çdo gjë mund të arrihet me pak përpjekje. Për financat do merrni vendime serioze sepse situata nuk është shumë e kënaqshme.

Demi

Do jeni shumë të pamatur gjatë kësaj dite dhe herë pas here do bëni gabime të pafalshme. Do pendoheni shpejt ama hapat e gabuara do i keni hedhur tashmë. Nëse jeni në një lidhje rrezikoni të keni zënka të rënda të cilat mund të shkojnë edhe deri në ndarje. Nga ana tjetër nëse lidhja juaj është shumë e fortë do keni vetëm tronditje të vogla. Ju beqarët më në fund do jeni të vendosur të krijoni një lidhje të qëndrueshme pasi do gjeni dikë interesant. Sipas Dritare.net, në punë do e mundoheni ta bëni çdo gjë me kujdes të madh, por do ju mungojë saktësia. Fati do jetë në anën tuaj në planin financiar. Saturni do jetë planeti që do iu mbështesë fort.

Binjakët

Ka mundësi që Hëna t’iu nxitë të izoloheni gjatë kësaj dite. Do keni më shumë nevojë për qetësi për të reflektuar mbi të ardhmen. Për ju që keni një lidhje nuk do ndodhë asgjë e rëndësishme. Vetëm Marsi do ketë një ndikim indirekt dhe mund të provokojë disa keqkuptime fatmirësisht pa pasoja të rënda. Ju beqarët do filloni kërkimin e zemrave. Gjithë mundi juaj do të shpërblehet dhe do keni sukses. Në punë Dielli do favorizojë një projekt që e keni shumë për zemër, por që deri më sot nuk keni mundur ta realizoni dot. Për sa iu përket financave nuk do ketë përmirësime të ndjeshme megjithatë mundohuni të mos shpenzoni shumë që situata mos përkeqësohet.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak imagjinata dhe do buzëqeshni përherë. Në këtë mënyrë gjërat kanë për t’iu ecur edhe më mirë. Jeta juaj në çift do jetë më e animuar dhe më e këndshme se kohët e fundit. Nëse keni pasur debate do gjeni mënyrën e duhur për të ndrequr situatën. Ju beqarët që shkoni “lule me lule” duhet të merrni masa dhe nuk duhet të pranoni çdo lloj ftesë që do iu bëhet. Në punë mund të keni disa dyshime për veten sidomos nëse do iu duhet të punoni në ekip, por në fakt do ja dilni mbanë me sukses. Financat do pakësohen. Duke dashur të ndryshoni gjithë pamjen e jashtme do shpenzoni pa u menduar derisa t’i boshatisni xhepat.

Luani

Gjatë kësaj dite do zgjidheni me humor të mirë dhe do kujdeseni më shumë për veten. Të tjerët nuk do i lini të përzihen me punët tuaja dhe do shmangni kështu problemet. Ju të dashuruarit do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do e surprizoni në çdo moment atë që keni në krah. Atmosfera do jetë fantastike. Nëse jeni beqarë do pëlqeni shumë dikë që sapo është ndarë nga një lidhje e gjatë. Kujdes sepse plagët e mëdha nuk mbyllen dot shpejt dhe mund të lëndoheni edhe vetë. Në punë do jeni edhe më të vendosur për të arritur atje ku dëshironi dhe nuk do ju trembë asgjë. Ndihma e disa familjarëve ka për të qenë e pazëvendësueshme. Në planin financiar nuk do i bëni mirë llogaritë dhe ka rrezik të keni probleme.

Virgjëresha

Sot do ja lini çdo gjë kohës dhe nuk do jeni aspak të frymëzuar. Ndryshe nga sa mund të prisnit nuk do ju ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mërzitshme dhe mezi do i shtyni orët. Për shumë gjëra nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër asnjeri nuk do hapë rrugë. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë pasi ndiheni mjaft mire edhe ashtu si jeni. Në punë duhet të mësoni ta kontrolloni veten sepse po ju filluan problemet nuk do i ndalni dot ato. Perspektivat materiale janë të mira. Shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe ndonjë investim në fushat që ju interesojnë.

Peshorja

Sot do keni tendencë ta nënvlerësoni veten dhe nuk do keni më besim se mund të ecni përpara. Në jetën tuaj në çift nuk do reshtin konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Gjithë kohës do jeni të mërzitur dhe pa asnjë dëshirë për të bërë diçka ndryshe. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo lloj sakrifice vetëm që të mos qëndroni më të vetmuar. Disa miq do iu ndihmojnë jashtë mase. Sipas Dritare.net, në punë do keni ide goxha të mira, por duhet t’i vendosni sa më parë në praktikë. Po u hallakatët do humbisni gjithçka. Buxheti nuk do jetë i keq kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht sigurisht që për gjëra që ju duhen.

Akrepi

Marsi do iu sjellë energji pafund gjatë kësaj dite. Nuk do jeni më naivë dhe do dini si t’i mbani larg problemet. Ju që keni një lidhje do dini si ta menaxhoni më së miri çdo moment dhe do i kushtoni kohën e duhur atij që keni në krah. Marrëdhënia mes jush ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa, megjithatë ftesat për takime do i pranoni. Në punë jo të gjitha detyrat që do iu jepen do iu pëlqejnë, megjithatë duhet të bëheni të duruar dhe të mësoni të prisni. Mos pretendoni as që jeni të pagabueshëm. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll kështu që herë pas here mund t’iu lindin probleme.

Shigjetari

Sot do ju shkoni gjërave deri në fund dhe do mundoheni të kuptoni çdo gjë. Mërkurin dhe Saturnin do e keni përherë pranë dhe ata do ju ndihmojnë të arrini atë që doni. Për të dashuruarit do jetë ditë pasionante dhe tejet emocionuese. Të dy palët mund të bëni surpriza kundrejt njeri-tjetrit dhe nuk do ndaleni së i shprehuri ndjenjat. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin tuaj. Edhe ashtu si jeni ju ndiheni të plotësuar. Në punë do i kuptoni gabimet dhe do merrni përgjegjësitë tuaja para se t’ua vënë në pah shefat. Financat nuk do jenë të këqija pasi do iu rimbursohet edhe një hua e marrë prej kohësh.

Bricjapi

Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe në disa momente nuk do dini si të veproni. Juve që jeni në një lidhje do ju duhet të luftoni shumë me veten për te mos e tradhtuar atë që keni në krah. Persona interesante dhe mjaft joshës do ju qëndrojnë afër. Ju beqarët do e kërkoni në çdo kënd dashurinë e madhe, por ndërkohë ajo ka qenë gjithë këto kohë shumë pranë jush. Ja që ndonjëherë gjërat janë ndryshe nga sa i keni menduar. Në punë mos u fiksoni pas perfeksionizmit, por mundohuni vetën t’i përmbushni detyrat. Askush nuk do ju kërkojë gjëra ekstreme. Në planin financiar nuk duhet të luani shumë me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq.

Ujori

Gjatë kësaj dite do zgjoheni keq dhe nuk do jeni aspak tolerantë. Gjithë kohës do ju duket sikur të tjerët mund të përfitojnë prej jush po u treguat të qetë. Për ju të dashuruarit ka rrezik që gjërat të mos shkojnë ashtu si i kishit menduar. Në disa momente mund të keni edhe debate dhe mosmarrëveshje me partnerin për gjëra elementare dhe pa rëndësi. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që dikur e keni pasur shok klase. Në punë vetëm me durim dhe këmbëngulje mund të arrini atje ku e keni menduar. Planetët do e favorizojnë tej mase sektorin e financave prandaj gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Peshqi

Marsi do iu shtojë edhe më shumë dëshirën për të përfituar nga jeta sot dhe në çdo sektor do ju ecin gjërat mirë. Për ju që keni një lidhje do jetë dite me fat kjo e sotmja. Yjet do ju ndihmojnë t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Beqarët duhet ta mendojnë seriozisht një ftese qe do iu behet pasi me vone do pendohen. Në punë do keni ide shumë të mira dhe nuk do ju mungojë asnjë moment kreativiteti. Mos hezitoni t’i shprehni mendimet tuaja në çdo rast pasi do vlerësoheni. Financat do dini si t’i keni nën kujdes gjithë kohës kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Nuk priten probleme ne këtë sektor.