Ky është grupi i ekspertëve që do të punojnë rreth vetingut, nuk do të paguhen - Gazeta Express
string(79) "ky-eshte-grupii-i-eksperteve-qee-do-te-punojne-rreth-vetingut-nuk-do-te-paguhen"

Ky është grupi i ekspertëve që do të punojnë rreth vetingut, nuk do të paguhen

Gazeta Express

28/02/2020 13:05

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka propozuar në mbledhjen e Qeverisë themelimin e grupit të ekspertëve të pavarur për të dizajnuar parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta Express.

Haxhiu tha se ky grup i ekspertëve do të ketë mandat që të ofrojë një studim kuptimplotë të thelluar dhe të argumentuar mbi mundësitë e rifillimit të procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Të ofrojë një pasqyrë të qartë të skenarëve nga më i thelluari deri te më sipërfaqësori mbi të cilët mund të bazohet reforma e vetingut të sistemit të drejtësisë, në dritën e së drejtës kushtetuese dhe sistemit ligjor të Kosovës, parimeve ndërkombëtare të pavarësisë paanshmërisë integritetit dhe profesionalizmit të funksionit gjyqësor dhe prokurorial. Të përcaktojë elementet e reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë sipas secilit skenar apo alternative të identifikuar dhe të identifikojë rreziqet mundësitë dhe përparësitë e elementit ndërkombëtar në procesin e vetingut dhe mënyrën se si duhet të ushtruar përpjekja për të ndërruar konsensusin parlamentar për një ndryshim të tillë ndryshim madhor”, ka thënë ministrja.

“Grupi i ekspertëve deri më datë 30 maj do t’i paraqesë Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë do t’i paraqesë një raport me skenar apo alternativë për reformën e vetingut në sistemin e drejtësisë si dhe opsionet që duhet ndjekur për realizimin e reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë të mbështetur në objektivitet, integritet profesional dhe më së shumti në parimet që e bëjnë reformën të mbrojtur nga interferimi i kujtdo”, ka thënë Haxhiu.

Grupi i ekspertëve do të kryejë punën pro-bono, pra pa asnjë kompenzim financiar, do të jetë plotësisht i pavarur në dhënien e vlerësimit dhe nuk do të ndikohet nga askush në dhënien e ekspertizës së tij.

Grupi i ekspertëve do të përbëhet nga kryesuesi i grupit: Qerim Qerimi, profesor universitar, Avni Puka, profesor universitar, Fisnik Korenica, profesor universitar, Visar Morina, anëtar zëvendësues i Komisionit të Venecias, Arbëresha Loxha, drejtoreshë e GLPS, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ariana Qosaj-Mustafa KIPRED, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërveshi, avokat.

Ministria ka kërkuar edhe nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial që të propozojnë nga një emër për anëtar në grupin e ekspertëve.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se procesi i vetingut duhet të zgjerohet përtej ministrisë së Drejtësisë, siç janë MPB-ja, Dogana, ATK, dhe në njësinë e inteligjencës financiare dhe në shërbimet tjera që janë të rëndësisë strategjike shtetërore.

Propozimi i ministres Haxhiu u miratua nga kabineti qeveritar pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. /GazetaExpress/