Ky është gjermani i cili u gjet i vdekur në Mitrovicë - Gazeta Express
string(53) "ky-eshte-gjermani-i-cili-u-gjet-i-vdekur-ne-mitrovice"

Ky është gjermani i cili u gjet i vdekur në Mitrovicë

Gazeta Express

03/08/2020 14:42

Thomas Kortendiek, 39-vjeç, është shtetasi gjerman i cili është gjetur i vdekur në rrethana ende të panjohura, në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.

Ai kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.

Lexo Edhe:

Vdekja e gjermanit nga Haselund është konfirmuar sot për IndeksOnline edhe nga zyrtarët policor në Rajonin e Mitrovicës.

“Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se viktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshimet fillestare janë se ai është hedhur nga dritarja e hotelit ku po jetonte.