Ky është fshati shqiptar ku askush nuk shkon nuse, meshkujt 50-vjeç dhe beqarë - Gazeta Express
string(77) "ky-eshte-fshati-shqiptar-ku-askush-nuk-shkon-nuse-meshkujt-50-vjec-dhe-beqare"

Ky është fshati shqiptar ku askush nuk shkon nuse, meshkujt 50-vjeç dhe beqarë

Fun

Gazeta Express

20/06/2021 16:10

 Ndodhet rreth 8 km larg autostradës Rrogozhinë-Kavajë, ku 20 familje jetojnë në izolim të plotë, pa ujë, pa kanalizime, në kushte mbijetese.

Bëhet fjalë për fshatin Mushnik, ku banorët fajësojnë mjerimin për beqarinë.

Lexo Edhe:

Asnjë nuse nuk vjen në fshat, thonë ata, ndaj sot ka edhe 50-vjeçarë pa familje.

Që të dalin për të kërkuar punë në qytet u duhet të përshkojnë së pari në këmbë një rrugë të vështirë prej 5 km.

Të mbjellësh kushton më shtrenjtë në këtë fshat, sepse mjetet bujqësore kërkojnë më shumë para për shkak të rrugës.

Hera e fundit qe një zyrtar ka qenë në këtë fshat, ishte gjatë fushatës së fundit elektorale.

Që atëherë në Mushnik banorët kanë parë vetëm njëri-tjetrin.