Ky është çipi më i madh kompjuterik në botë


Gazeta Express
20 Gusht 2019 9:22

Një kompani e re me seli në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka prezantuar një çip kompjuterik, për të cilin thotë se është më i madhi i këtij lloji në botë.

Çipi i quajtur “Wafer Scale Engine”, i prodhuar nga kompania teknologjike “Cerebras Systems”, është pak më i madh se një iPad standard.

Kompania thotë se ky çip mund të përdoret për ngarkimin e sistemeve të ndërlikuara të inteligjencës artificiale, përfshirë sistemet që kanë të bëjnë me drejtimin e veturave pa vozitës dhe softuerët për mbikëqyrje.

Sidoqoftë, një ekspert i kësaj fushe ka thënë se çipi inovativ praktikisht nuk do të mund të instalohet në shumë qendra të të dhënave.

Çipat kompjuterit janë bërë më të vegjël dhe më të shpejtë me kalimin e viteve.

Njësitë më të fuqishme procesuese të kompjuterëve i kanë rreth 30 procesorë. Secili prej tyre ka aftësinë për të trajtuar grupin e vet të llogaritjeve aty për aty.

Megjithatë, çipi i ri amerikan i ka 400 mijë njësi, të cilat janë të lidhura mes vete. Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se ky çip do të ndikojë në procesimin e disa të dhënave për disa minuta, ndonëse më parë për një gjë të tillë janë nevojitur disa muaj, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart