Ky është bunkeri ku u strehua Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore - Gazeta Express
string(77) "ky-eshte-bunkeri-ku-u-strehua-winston-churchill-gjate-luftes-se-dyte-boterore"

Ky është bunkeri ku u strehua Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore

Mistere

Gazeta Express

07/12/2021 1:44

Rreth 20 metra nën trafikun dhe rrëmujën e zonës Piccadilly në Londër, gjendet një vend i fshehtë me korridore dhe dhoma të errëta, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrjedhën e historisë së shekullit të 20-të.

Dikur, Kryeministri i Britanisë, Winston Churchill, u strehua në këtë tunel, nga nëntori deri në dhjetorin e vitit 1940, kur bombardimet gjermane, të njohura si Blitz, ishin në kulmin e tyre.

Lexo Edhe:

I njohur si Down Street, tuneli që u hap në vitin 1907, është i njohur për strukturën e tij nëntokësore dhe rrugëkalimet e shumta. Duke zbritur në këtë platformë, ende shihen gjurmët e stafit që jetonte dhe punonte me turne deri në 12 orë, shpesh gjatë natës. Aty gjendej një kuzhinë e plotësuar me personel ku përgatiteshin dhe konsumoheshin 27 000 vakte çdo vit.

Sot, ky stacion i braktisur, do të jetë i hapur për t’u vizituar nga turistët dhe kureshtarët e historisë së luftërave botërore. CNN Travel siguroi imazhet e para të kësaj përvoje në muzeun më të ri, tashmë, në Londër.