Arsyetohet Ruiz: Humba shkaku i mbipeshës - Gazeta Express
string(59) "ky-eshte-arsyetimi-qesharak-i-ruiz-pas-humbjes-ndaj-joshuas"

Gazeta Express

08/12/2019 8:59

Arsyetohet Ruiz: Humba shkaku i mbipeshës

Gazeta Express

08/12/2019 8:59

Andy Ruiz Jr ka thënë se tre muaj ahengje të njëpasnjëshme dhe mungesa e stërvitjeve të mirëfillta kanë bërë që ai të jetë mbipeshë për rimeçin për kampion bote kundër Anthony Joshuas.

Ruiz u mposht bindshëm me poenta në rimeçin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite, plot gjashtë muaj pasi e tronditi botën e boksit duke e mundur Joshuan me nokaut në Nju Jork, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Boksieri amerikan me prejardhje meksikane e fajësoi mbipeshën për humbjen, por u zotua se do të jetë shumë më i mirë nëse i jepet mundësia për të luftuar për herë të tretë me britanikun.

“Është dashur të stërvitja më fort. Është dashur ta dëgjoja ekipin dhe trajnerët e mi”, tha Ruiz.

“Për këtë meçi isha mbipeshë. Nuk lëviza siç doja shkaku i mbipeshës”, shtoi ai.

Ruiz kishte 128 kilogramë, apo gjashtë më shumë se në meçin e qershorit. /Gazeta Express/