Ky është aeroplani që u nis sot nga Turqia në Kosovë, për të sjellë ndihma mjekësore - Gazeta Express
string(84) "ky-eshte-aeroplani-qe-u-nis-sot-nga-turqia-ne-kosove-per-te-sjellur-ndihma-mjekesore"

Ky është aeroplani që u nis sot nga Turqia në Kosovë, për të sjellë ndihma mjekësore

Gazeta Express

08/04/2020 10:37

Gjatë ditës së sotme një kontigjent me ndihma nga Turqia pritet të arrijë në Kosovë, teksa vendi po përballet me koronavirusin

Ndihmat të cilat përbëjnë pajisje mjekësore dhe mbrojtje, i ka publikuar në Twitter zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kiran.

Lexo Edhe:

“Bashkëpunimi ynë historik me Ballkanin vazhdon në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruar ai.

“Avioni ynë ushtarak, që mban maska, gjëra të përgjithshme dhe diagnoztifikues të shpejtë, do të niset për në Maqedoni, Bosnje, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi nga Ankaraja”, ka shkruar ai.

Ndryshe, këto ndihma pritet të arrijnë në Kosovë sot në mesditë, ku do të priten nga zyrtarë shtetërorë të vendit.

Kujtojmë se në Kosovë deri tash raportohet për 187 persona të infektuar me Covid-19, 30 të shëruar dhe 5 që kanë përfunduar me fatalitet.