“Ky do të jetë sezoni i fundit i Messit te Barcelona” - Gazeta Express
string(51) "ky-do-te-jete-sezoni-i-fundit-i-messit-te-barcelona"

“Ky do të jetë sezoni i fundit i Messit te Barcelona”

Gazeta Express

19/11/2020 23:59

Ish sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, beson se bordi i ri i Blaugranas do të dështojnë për ta bindur Lionel Messin që të qëndrojë në klub dhe se argjentinasi do të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit 2020-21.

Kapiteni i Barcelonës ka kërkuar që të lirohet nga klubi këtë verë, por ish bordi refuzoi largimin e tij si transfer i lirë. Rivaldo thotë se vetëm një trofe europian për skuadrën katalunase do të mund t’ia ndryshonte mendimin Messit që të mos largohet nga Barcelona.

Lexo Edhe:

“Barcelona tashmë ka negociuar disa shkurtime pagash me disa lojtarë dhe po ashtu është përpjekur që të bëj shkurtime gjeneralë në skuadër, por kjo nuk është një gjë e re për lojtarët”, ka shkruar Rivaldo në kolumnën e tij në Betfair. “Por, kjo përforcon idenë për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Messi do të jenë të vështirë, sidomos në reduktimin e pagës së tij”.

“Natyrisht, Messi do të këtë oferta më të mira nga klubet e tjera dhe tentimi i tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit, e tregon këtë. Nuk shoh ndonjë mënyrë që bordi ta bind atë me këtë vendim”.

“Për mendimin tim, vetëm fitorja e Ligës së Kampionëve apo La Ligës këtë sezon apo Koeman bën futboll të bukur që e bind Messi, kjo do të bënte që ai ta merr në konsideratë mendimin e tij. Fatkeqësisht, frikësohem që ky do të jetë sezoni i tij i fundit në klub”.

Neymars është konsideruar si një nga trashëgimtarët e mundshëm të Messi në rast se argjentinasi largohet verën e ardhshme por Rivaldo nuk beson se është koha që bashkëkombësi i tij të rikthehet të Barcelona.

“Ne kemi dëgjuar disa nga kandidatët për president të Barcelonës duke thënë se ata nuk do të përpjekën ta kthejnë Neymar pas mënyrës se si ai u largua”, vazhdoi Rivaldo “edhe pse unë mendoj që kthimi është i mundshëm, po ashtu kam parë që kjo nuk mund të ndodh”.

“Për më tepër, Barcelona do të vuajë financiarisht këto vite”.

“Neymar duket se është i lumtur në Paris tani dhe madje është duke e konsideruar zgjatjen e kontratës, kështu që nuk e shoh rikthimin e tij te Barcelona në këtë moment apo në të ardhmen e afërt”. /GazetaExpress/