Mario Delgado nga Winterville është bërë fituesi i parë i një çmimi prej 5 milionë dollarësh nga një lojë e re lotarie me gërvishtje.
Milioneri i ri duhej të vendoste nëse donte të merrte nga 250 mijë dollarë gjatë 20 vjetëve ose një pagesë prej 3 milionë dollarësh përnjëherë.
Ai zgjodhi 3 milionë dollarët, të cilat u kthyen në 2 milionë e 130 mijë dollarë fitime pas taksave shtetërore dhe federale.
Delgado nuk deklaroi se çfarë donte të bënte me fitimet e tij.