Kuzhinieri i famshëm kapet me kanabis në shtëpi: Po provoja shije të reja


Gazeta Express
29 Shtator 2019 15:41

Një kuzhinier i njohur siçilian ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në shtëpi ju gjetën dy bimë kanabisi 2 metra të larta. Kuzhinieri Carmelo Chiaramonte e justifikoi praninë e tyre duke thënë se po kërkonte “shije të reja” për kuzhinën bashkëkohore.

“Oficerët gjetën dy bimë marijuanë dy metër të gjatë dhe 500 gram lule inflorescences indiane në shtëpinë e kuzhinierit Carmelo Chiaramonte në Trecastagni, një fshat rrëzë malit Etna.Ata gjetën gjithashtu verë me aromë kanabisi, ullinj, kafe dhe ton”, raportuan të shtunën mediat italiane.

Kuzhinieri 50-vjeçar, i cili është liruar në pritje të gjykimit, i tha policisë se ai ishte “këshilltar agro-ushqimor për kuzhinën e mijëvjecarit të tretë”.

Chiaramonte gjithashtu tha se po “hulumtonte aromat e reja”.

I famshëm në ishullin e tij të lindjes, kuzhinieri ishte i njohur për kuzhinën e tij në restorantin Katane Palace Hotel në Catania.

Ai më pas mori famë në një emision televiziv të kuzhinës italiane.

Ai ka mbajtur shfaqje në të gjithë Italinë mbi “historinë e prodhimit dhe traditën e bujqësisë siçiliane”, tha të shtunën e përditshmja rajonale La Sicilia.

Në njërën prej shfaqjeve të quajtur “Receta Imorale dhe Ushqime Afrodiziakë”, gazeta citon atë të ketë thënë: “Një kuzhinier është një narkoman dhe një alkimist”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart