Nga Kuvendi i Kosovës kanë dalë me një sqarim sa i përket numrit të votave që janë dhënë sot pro qeverisë në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.
Në një komunikatë për media nga Kuvendi, thonë se sot nuk është mbajtur evidencë me emra të deputetëve që marrin pjesë në votime.
“Rrjedhimisht, Kuvendi nuk ka mbajtur as nuk mban evidencë me emra të deputetëve, të cilët marrin pjesë në këto votime. Megjithatë, për shkak të interesimit të madh të mediave dhe kohës së gjatë deri në nxjerrjen e transkriptit, po pasqyrojmë rezultatet e votimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme (03. 06. 2020), për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas grupeve parlamentare”, thuhet në njoftim, derisa, janë publikuar edhe numrat e votave për secilin grup parlamentar.
Lista e votave për secilin grup parlamentar:
GP i LDK-së: prezentë 26 deputetë, munguan: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli Votimi: 25 për, 1 abstenim
GP i PDK-së prezentë: 24 deputetë
Votimi: 24 kundër
GP i AAK-së: prezentë 13 deputetë
Votimi: 12 për (deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka liruar sallën në kohën e votimit)
GP NISMA + AKR: prezentë 6 deputetë
6 për
GP i Listës serbe: prezentë 10 deputetë
Votimi: 10 për
Minoritetet jo serbe: prezentë 8 deputetë. Munguan: Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi
Votimi: 8 për
Rezultati përfundimtar:
Prezentë në sallë kanë qenë 86 deputetë
61 deputetë kanë votuar PËR
24 deputetë KUNDËR
1 deputet ka ABSTENUAR