Kuvendi ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare për sistemin e ndihmës sociale - Gazeta Express
string(75) "kuvendi-ratifikon-marreveshjen-nderkombetare-per-sistemin-e-ndihmes-sociale"

Gazeta Express

23/03/2023 11:26

Kuvendi ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare për sistemin e ndihmës sociale

Gazeta Express

23/03/2023 11:26

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, një marrëveshje e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Kundër kësaj marrëveshje ka votuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lexo Edhe:

“81 për, 9 kundër, 0 abstenime. Marrëveshja kalon”, ka njoftuar kryeparlamentari Konjufca pas hedhjes në votim.

92 deputetë ishin të pranishëm për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare./Express/