Kuvendi i Shqipërisë shqyrton Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, deputetët mbajnë një minutë heshtje - Gazeta Express
string(114) "kuvendi-i-shqiperise-shqyrton-rezoluten-per-denimin-e-gjenocidit-ne-srebrenice-deputetet-mbajne-nje-minute-heshtje"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 11:32

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, deputetët mbajnë një minutë heshtje

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 11:32

Në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë pritet miratimi i projektrezolutës që do ta dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë.

Në nderim të viktimave të kësaj masakre, Kuvendi mbajti  një minutë heshtje.

Lexo Edhe:

Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Ndër të tjera theksohet se dënohet fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lëvdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi. /ABC