Kuvendi i Serbisë e vazhdon edhe sot seancën për Kosovën


Gazeta Express
28 Maj 2019 7:52

Seanca në Parlamentin e Serbisë ku është diskutuar për Kosovën (pas një periudhe shumëvjeçare) pritet të vazhdojë edhe sot.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti serb, Aleksanar Vuçiq, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë faktin se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën, shkruan Reuters. “Ne duhet ta pranojmë se jemi mundur. E kemi humbur territorin”, ka thënë Vuçiq gjatë seancës së posaçme kushtuar Kosovës.

“Unë zgjodha që të mos vazhdoj me gënjeshtra dhe mashtrime. U kam thënë të gjithëve: Nuk ka autoritet serb në Kosovë, përveç në spitale dhe shkolla”. “Ne nuk e kemi sot Kosovën ashtu siç dëshironim ta kishim, por nuk e humbëm atë siç e dëshironin të tjerët”.

Në fund të debatit të djeshëm, Vuçiq tha se erdhi në Kuvend për shkak se e ftuan me ç’rast kërkoi që të flasë në përputhje me Rregulloren e Punës. Ndërsa, opozita ka vazhduar bojkotimin edhe për këtë seancë.

Kryeparlamentarja Maja Gojkoviq ka njoftuar se seanca për diskutimin rreth Kosovës do të vazhdojë sot duke filluar nga ora 10:00.

Te fundit


Kthehu lart