Kuvend/ Ndotja enorme e ajrit shkakton përplasje mes deputetëve - Gazeta Express
string(62) "kuvend-ndotja-enorme-e-ajrit-shkakton-perplasje-mes-deputeteve"

Kuvend/ Ndotja enorme e ajrit shkakton përplasje mes deputetëve

Gazeta Express

27/01/2020 16:35

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit nxiti edhe përplasje në Kuvend mes pozitës dhe opozitës. VMRO-DPMNE-ja, nëpërmjet nismës së saj, kërkoi informacione nga zëvendësministri i Ekologjisë Jani Makradili për firmat që importojnë naftën “Petrol koks” dhe mbetje të dëmshme në vend, bizneset që qëndrojnë pas tyre dhe interesat që mbron pushteti. Në shkëmbim të kësaj, opozita tha se do të pranonte të ulet në tavolinë me pushtetin për të kërkuar zgjidhje për ajrin e ndotur.

Nuk thithim ajër, thithim materie. Unë nuk them se ka qenë kështu ose ashtu në të kaluarën para 5 ose 7 vitesh. Çlirohuni nga kjo. Ne nuk jemi shëtitur nëpër rrugë dhe nuk i kemi gënjyer qytetarët. Ju u shëtitet nëpër rrugë me maska dhe duke bërë teatro. Për një dru te hekurudha e vjetër u ra të fikët. Manipulator! Manipulator! Mbroni interesa biznesore. Keni ulur pagesat e detyrimeve për resurset më ndotëse në Maqedoni. Le të shohim se cilat firma e shfrytëzojnë”-pohoi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lexo Edhe:

Zëvendësministri Makraduli mbronte idenë që në vend, gjatë viteve të fundit, ka pasur më pak ditë të ndotura se në të kaluarën. Ai tha se sistemi për monitorimin e ndotjes punon sipas standardeve evropiane.

  Këto janë masat të cilave kam menduar se u qëndroni pas që vitin e kaluar kur i propozuat. Unë jam i hapur për çfarëdo mase, nëse ajo është e bazuar në shkencë dhe jo në populizëm. Dhe kur flas për të dhënat vazhdimisht përsëris, në Maqedoninë e Veriut ka sistem shtetëror monitorimi i cili bazohet në standardet e agjencisë evropiane për mjedis jetësor. Nuk ekziston vend anëtar i BE-së i cili krijon politikë mbi senzorët indikativ”-theksoi Jani Makraduli, zëvendësministër i Ekologjisë.

Opozita kërkoi përgjegjësi nga Makraduli, duke përfshirë dorëheqjen e tij dhe kërkim faljeje për faktin që, siç thonë ata, nuk ka punuar asgjë për këto tre vite.