Kushtetuesja pritet t'i kthejë përgjigje sot presidentit rreth vendimit për kufizimin e lëvizjes që e mori Qeveria - Gazeta Express
string(113) "kushtetuesja-pritet-ti-ktheje-pergjigje-sot-presidentit-rreth-vendimit-per-kufizimin-e-levizjes-qe-e-mori-qeveria"

Kushtetuesja pritet t’i kthejë përgjigje sot presidentit rreth vendimit për kufizimin e lëvizjes që e mori Qeveria

Gazeta Express

31/03/2020 15:46

Gjykata Kushtetuese shumë shpejt pritet të kthejë përgjigje për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, lidhur me ankesën e tij për vendimin që mori Qeveria për kufizim të lëvizjes në disa orare të caktuara

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Kushtetuesja pritet të kthejë përgjigje sot gjatë ditës, nëpërmjet së cilës do të merret vesh nëse vendimi i Qeverisë në krye me Albin Kurtin ka qenë kushtetues apo e kundërta.

Lexo Edhe:

Pas vendimit në Qeveri të Kosovës, për të vendosur kufizime të lëvizjes për qytetarët në afate të caktuara, presidenti Thaçi është drejtuar në Kushtetuese për interpretim të këtij vendimi.

Sipas Presidencës, nuk mund të kufizohet lëvizja e lirë pa u shpallur përfundimisht gjendja e jashtëzakonshme.

Për këtë temë, komentet në Kushtetuese i kanë dërguar edhe Kryeministria, Kuvendi dhe Avokati i Popullit. /GazetaExpress/