Kushi për pedagogët: Të jenë më mirëkuptues, të shohin zjarrfikësit - Gazeta Express
string(65) "kushi-per-pedagoget-te-jene-me-mirekuptues-te-shohin-zjarrfikesit"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:03

Kushi për pedagogët: Të jenë më mirëkuptues, të shohin zjarrfikësit

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:03

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë fjalës së saj u pyet të komentonte se pedagogët e kishin quajtur të pamjaftueshme rritjen e pagës 7% nga qeveria.

Kushi i kërkoi atyre të jenë mirëkuptues dhe të shohin zjarrfikësit që bëjnë një sakrificë më të madhe dhe që kanë të njëjtën rritje page.

Lexo Edhe:

Sipas Kushit, kush pedagog punon më fort, të ardhurat i ka më të larta se sa paga mujore.

“Mbështetja jonë për universitetet nuk do ndalet këtu do vijojë dhe vitet e ardhshme do i ftojë kolegët e mi të jenë pak më realistë për kushtet ku ndodhemi,

7% paga e zjarrfikësve, imagjnoni sakrificat që bëjnë që hidhen në zjarr e në kushtet që ndodhemi rritja për ta është e tillë.

Unë kërkoj mirëkuptim por do i ftoja të rrisim përpjekjet tona të përbashkët për të rritur të ardhurat e unversiteteve dhe kapacitet për të thithur sa më shumë fonde nga BE.

Janë fonde që në vitet më para shteti paguante e nuk merrte dot mbrapsht.

Sot, gjithë këto para që thithin universitetet janë pagesa për stafet dhe pedagotët ata që punonë fort e kanë performancë të lartë në kërkimin shkencor nastyrisht që të ardhurat i kanë shumë më tepër se paga mujore”, tha ministrja.