Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë - Gazeta Express
string(63) "kushdo-qe-e-shihni-kete-person-lajmerojeni-menjehere-policine-2"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 15:17

Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 15:17

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin  e një personi të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për Bleron Galanin nga Peja, raporton Express.

Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë./Express