Kush po e ndihmon Bidenin në shkrimin e fjalimit të parë si president, sa do të zgjasë - Gazeta Express
string(85) "kush-po-e-ndihmon-bidenin-ne-shkrimin-e-fjalimit-te-pare-si-president-sa-do-te-zgjase"

Kush po e ndihmon Bidenin në shkrimin e fjalimit të parë si president, sa do të zgjasë

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 13:15

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka folur shumë në Capitol-in amerikan për më tepër se katër dekada, por pesha e atyre fjalëve nuk i afrohet rëndësisë së mesazhit që do ta japë në shkallët e kësaj ndërtese gjatë inaugurimit, shkruan televizioni CNN.

Ish-nënpresidenti e ka ndërtuar në mënyrë graduale fjalimin që nga fjalimi i fitores në Delaware, thonë ndihmësit e tij. Por në 72 ditët e kaluara, barra e Bidenit është shtuar edhe më shumë. Pasaktësitë e Trumpit ia kanë ndërlikuar edhe më shumë detyrën tashmë sfiduese për bashkimin e një kombi të përçarë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mike Donilon, këshilltar i vjetër i Bidenit, është duke e vëzhguar procesin e shkrimit të fjalimit bashkë me shkruesin kryesor të fjalimeve, Vinay Reddy. Jon Meacham, historian dhe shkrues i biografisë presidenciale, gjithashtu po ofron ndihmë në hartimin e fjalimit.

Pritet që fjalimi i Bidenit do të zgjasë rreth 20 minuta, sipas ndihmësve, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe ish-presidentët. Katër vjet më parë, Trumpi foli 15 minuta, ndërsa Barack Obama më 2009 foli rreth 18 minuta.

Teksti i saktë i fjalimit të parë të presidentit të ri është sekret dhe ruhet shumë, thonë ndihmësit. Kjo ndodh jo vetëm për dëshirën e presidentit që fjalimi të jetë i freskët, por edhe për shkakun se fjalimi është ndryshuar shumë herë.

Disa njerëz të afërt me Bidenin thonë se disa shenja të fjalimit të parë si president mund të gjenden në deklaratën e bërë më 7 nëntor, kur Bideni u tha amerikanëve: “T’ia japim njëri-tjetrit një mundësi. Është koha që ta largojmë retorikën e ashpër, ta ulim temperaturën, ta shohim njëri-tjetrin përsëri.”