Kush për çka / Wittgenstein: Gjuha - Gazeta Express
string(31) "kush-per-cka-wittgenstein-gjuha"

Arte

Gazeta Express

31/03/2023 17:31

Kush për çka / Wittgenstein: Gjuha

Arte

Gazeta Express

31/03/2023 17:31

Është e lehtë ta imagjinojmë një gjuhë që përbëhet vetëm nga urdhërat dhe raportet në betejë. – Ose një gjuhë të përbërë vetëm prej pyetjeve dhe shprehjeve për pohim dhe mohim

Ludwig Wittgenstein

Lexo Edhe:

Koncepti filozofik i domethënies e ka vendin e vet ne nje ide primitive të mënurës se si funksionon gjuha. Por, mund të thuhet gjithashtu se është ideja e një gjuhe më primitive, sesa e gjuhës sonë. (…)Gjuha duhet të shërbejë për komunikim në mes një ndërtuesi A dhe një ndihmësi B. A-ja e ngrit ndërtesën prej gurëve të ndërtimit: këtu janë zaret, shtyllat, pllakat dhe trarët. B-ja duhet t’i jap atij gurët e ndërtimit, dhe pikërisht me radhë, ashtu siç ka nevojë A-ja për to. Për këtë qëllim ata merren vesh me një gjuhë të përbashkët prej fjalëve: “zar”, “shtyllë”, “pllakë”, “tra”. A-ja i thërret ato; dhe B-ja i shpie gurin që është mësuar për ta shpjerë në këtë filan thirrjeje. – kuptoje këtë gjuhë si gjuhë plotësisht primitive.

Merre me mend një shkrim, në të cilin shkronjat do të përdoreshin për shënimin e tingujve, por edhe për shënimin e theksimit dhe si shenja pikësimi. (Shkrimi mund të kuptohet si një gjuhë për përshkrimin e figurave të tingujve). Imagjino tashti se si një njeri do ta kuptonte atë shkrim si përputhje të një tingulli me çdo shkronjë dhe sikur shkronjat të mos kishin edhe funksione tërësisht të tjera. Një kuptim i tillë tëpër të thjeshtë të shkrimit i ngjan edhe kuptimi i Augustinit për gjuhën. (…)Mund të imagjinonim se gjuah është gjuha e tërë e A-së dhe B-së; e për më tepër gjuha e tërë e një fisi. Fëmijët edukohen t’i kryejn këto veprime, t’i përdorin ato fjalë gjatë saj dhe të reagojnë në këtë mënyrë në fjalët e njerëzve të tjerë.

Kur fëmija e mëson këtë gjuhë, ai është i detyruar ta mësojë përmendsh vargun e “numërorëve” a, b, c,… Por është i detyruar ta mësojë edhe përdorimin e tyre. – A do të përfshihet në këtë stërvitje edhe të mësuarit ostenziv i fjalëve? – E po, njerëzit p.sh., mund të tregojnë pllakat dhe të numërojnë: “pllaka a, pllaka b, pllaka c”. – Diçka më ngjashëm me mësimin ostenziv të fjalëve “pllakë”, “tra” etj., do të ishte mësimi ostenziv i numërorëve, të cilët nuk shërbejnë për numërim, por për shënimin e grupeve të sendeve që mund të kapen me një sy. Kështu e mësojnë fëmijët përdorimin e pesë a gjashtë numërorëve të parë themelorë.

Është e lehtë ta imagjinojmë një gjuhë që përbëhet vetëm nga urdhërat dhe raportet në betejë. – Ose një gjuhë të përbërë vetëm prej pyetjeve dhe shprehjeve për pohim dhe mohim. Dhe kështu panumërueshëm shumë të tjera. – Dhe të imagjinosh një gjuhë do të thotë të imagjinosh një formë jetese. Por ç’është me këtë? A është thirrja “Pllakë” fjali apo fjalë? – Në qoftë se është fjalë, atëherë, ajo në të vërtetë, nuk e ka domethënien e njejtë si ajo që tingëllon njësoj që i takon gjuhës sonë të rëndomtë, sepse në (2) vëretë është thirrje. E nëqoftëse është fjali, kuptohet se nuk është fjalia eliptike “Pllakë” e gjuhës sonë. – përse i përket pyetjes së paeë, “Pllakën!” mund ta quash fjalë, e po ashtu edhe fjali; ndoshta do të ishte e qëndrueshme të thuhet “fjali e degjeneruar” (siç fjalim për hipërbolën e degjeneruar), dhe pikërisht kjo është fjalia jonë “eliptike”.

A mund ta imagjinonim këtë situatë: Dikujt i kujtohet për të parën herë në jetë diçka dhe thotë: “Ja, tani e di ç’është “të kujtuarit”, dhe si funksionon ai”. – Si e di ai se kjo ndjenjë është “të kujtuari”? krahasoje: “Ja, tani  e di ç’është dridhja”! (Ndoshta ai e ka pasur për herë të parë një goditje elektrike). – A e di ai se është kujtim, sepse u shkaktua me anë të asaj që ka kaluar? E si e di ai ç’është e kaluara? Konceptin e së kaluarës njeriu në të vërtetë e mëson duke kujtuar.   

/Marrë nga Ludwig Wittgenstein ‘Hulumtime filozofike’, me përkthim të Kristë K. Shtufi,

“BOTIMET TOENA”, Tiranë, 2002

/Gazeta Express