Macet dhe qentë kanë shumë gjëra të
përbashkëta. Janë kafshë të mrekullueshme dhe perfekte për kafshë shtëpiake.
Por sipas një studimi të fundit të kryer nga
neuroshkencëtari Dr. Paul Zak për BBC2 tregon se kur është fjala për dashurinë
ndaj pronarit gjërat ndryshojnë.
Zak mori në studim 10 mace dhe 10 qen për të
parë se sa shumë dashuri kishin ata për njerëzit e tyre, dhe rezultoi që qentë
i donin pronarët e tyre pothuajse pesë herë më shumë se macet.
Për të përcaktuar nëse macet apo qentë i donin
njerëzit e tyre, Zak mori mostra gjaku nga çdo kafshë para se të luanin me
njerëzit e tyre, dhe pastaj përsëri pas lojës, për të kontrolluar për praninë e
oksitocinës (hormonin e dashurisë).
Ai gjeti se mesatarisht, qentë prodhojnë 57.2%
oxytocin, ndërsa macet prodhuan vetëm rreth 12%. Megjithatë, Zak ka shtuar se
ai mendon se macet mund të kishin dalë më mirë në qoftë se testet do të ishin
kryer në shtëpitë e tyre, se sa në një laborator.