Kush janë dy trafikantët që ndihmoi ish kreu i OFL-së përmes mesazheve të kriptuara - Gazeta Express
string(83) "kush-jane-dy-trafikantet-qe-ndihmoi-ish-kreu-i-ofl-se-permes-mesazheve-te-kriptuara"

Gazeta Express

01/10/2020 10:23

Kush janë dy trafikantët që ndihmoi ish kreu i OFL-së përmes mesazheve të kriptuara

Gazeta Express

01/10/2020 10:23

Janë mësuar emrat e dy trafikantëve të drogës të cilët dyshohet se janë vënë në dijeni nga ish kreu i OFL-së Artan Shkëmbi mbi faktin se po hetoheshin në Gjermani. Fjala është për Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn. Ata dyshohej të ishin pjesë e një grupi të strukturuar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Autoritetet gjermane kanë kërkuar informacion për këta dy shtetas dhe kanë hedhur akuza se mbi kërkesën e tyre në Shqipëri, ishte vënë vetë në dijeni grupi kriminal.

Lexo Edhe:

Po sipas gjermanëve, ka qenë vetë ish kreu i OFL-së i cili i ka vënë në dijeni dy shqiptarët, duke dekonspiruar kësisoj hetimin. Formati i përdorur sipas tyre ka qenë një platformë komunikimi e kriptuar.

Pas vendimit të gjykatës për të lënë në fuqi urdhrin e pezullimit nga detyra, mbi çështjen ka folur avokati mbrojtës i Shkëmbit, i cili u shpreh ish kreu i OFL-së nuk ka pasur telefon që akseson platformën “encro chat”, e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim.

Nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë përdorues apo pronar i një telefoni që ka enchro chat. Ka dyshime që ne do i verifikojmë. Vetë zoti Shkëmbi është i interesuar për ta zbardhur këtë çështje. Ka drejtuar 170 çështje mes tyre edhe më sekret se kjo dhe nuk ka çeduar asnjëherë. Unë për shkak të sekretit hetimor nuk i bëj publike, ju nëse i keni bëjini publike”, u shpreh avokati mbrojtës Broci./Express