Kush janë 5 deputetët e rinj që janë gati për tu futur në parlament


Gazeta Express
11 Mars 2019 12:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të bërë zëvendësimin e 6 mandateve të lëna nga deputetët e PD dhe LSI.

Procesi i kalimit të mandateve është zhvilluar pa probleme për 5 prej tyre, KQZ ka shtyrë vendimin për Ligoraq Karamelon, pasi mandati i takon Valentina Dukës.

Teksa jemi edhe në limite të afateve për paraqitjen e kërkesës së znj.Duka për të marrë mandatin, KQZ vendosi të shtyjë për nesër vendimin.

KQZ miratoi mesditën e së hënës se në vend të Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.

Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni. Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendin e Lulzim Bashës do ta zënë në Kuvend Ajlinda Halilaj.

Deputetët e rinj do të betohen seancën e ardhshme parlamentare.

Te fundit


Kthehu lart