Kush janë 15 prokurorët që vijojnë garën për në SPAK! KLP përjashton Donika Prelën e Hajdarmatajn


Gazeta Express
16 Korrik 2019 12:52

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka përzgjedhur nga lista me 25 kandidatë që të çojë përpara në proces 15 prej tyre, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

KLP ka vendosur që të çojë më tutje në garë prokurorët:

Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabellui, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Në sy bie fakti se KLP ka përjashtuar nga gara dy prej drejtuesve më të lartë të prokurorisë së krimeve të rënda. Donika Prela, aktualisht drejtuesve e krimeve të rënda nuk ka kaluar më tutje në proces, së bashku me Besnik Hajdarmatajn, ish kreun e prokurorisë së krimeve të rënda./Express

Te fundit


Kthehu lart