Kush janë 12 deputetët që u betuan sot në parlament


Gazeta Express
16 Maj 2019 10:59

Gjatë seancës së sotme të tjerë të kandidatë nga listat e PD dhe LSI, i janë shtuar sallës së Kuvendit.

12 deputetë të rinj u betuan sot.

8 janë nga listat e PD dhe LSI, ndërsa 4 të tjerë zëvendësojnë deputetët e Partisë Socialiste, të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Krenar Rruçi, Kostaq Papa, Halil Valteri, Selami Jenisheri, Besnik Troplini të dalë nga nga LSI, Vasil Strejovski, Edmond Stojku, Suzana Topi nga PD.

Gjithashtu u betuan dhe 4 deputetë të rinj nga radhët e Partisë Socialiste, Ardjan Jakuli, Florenc Spaho, Ardit Konomi, si dhe u ul në parlament për herë të parë dhe kreu i FRESH-it Elio Hysko.

Te fundit


Kthehu lart