Kush ishte 14-vjeçarja që lindi foshnjën e saj dje në QKUK - Gazeta Express
string(58) "kush-ishte-14-vjecarja-qe-lindi-foshnjen-e-saj-dje-ne-qkuk"

Gentiana Hasani

29/09/2020 13:13

Kush ishte 14-vjeçarja që lindi foshnjën e saj dje në QKUK

Gentiana Hasani

29/09/2020 13:13

Në mesditën e së hënës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka lindur foshnjën e saj një vajzë 14-vjeçare. Lehona e lindur në vitin 2006 kishte shkuar në QKUK në javën e 35-të të shtatzënisë. Gjendja e saj dhe e foshnjës një ditë pas lindjes është stabile. Express sjell detaje për këtë rast.

Një vajzë 14-vjeçare nga Mitrovica është bërë nënë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. 14-vjeçarja ka lindur në javën e 35-të të shtatzënisë.

Lexo Edhe:

Foshnja e gjinisë femërore me peshë 2700 gramë është sjellë në jetë me lindje normale, nga ekipi kujdestar.

Detaje për këtë rast ka dhënë QKUK-ja për Express. Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, aty ku është trajtuar foshnja, ka thënë për Express se foshnja ka lindur me peshë 2700 gramë dhe se gjendja e saj është stabile.

“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:08 minuta ka lindur një nënë e cila ka sjellë në jetë foshnjën e gjinisë femërore. Lindja është kryer në mënyrë normale. Ajo ka lindur në javën e 35-të të shtatzënisë. Gjendja e foshnjës është stabile. Ajo tashmë është liruar për në shtëpi bashkë me nënën e saj”, ka deklaruar për Express Xhevdet Gojnovci.

Ndërkaq, edhe gjendja shëndetësore e nënës, pra 14-vjeçares e cila e ka lindur vajzën dje në Gjinekologji, është stabile. Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka thënë për Express se nëna ka lindur në mënyrë të rregullt, pa operacion.

Ismajli tha se për rastin janë njoftuar të gjitha ekipet e hetuesisë, meqë lehona është në moshë të mitur.

“Ka lindë spontan. Gjendja e nënës dhe foshnjës është e mirë. Me rastin është marrë edhe Policia e Kosovës. Janë informu të gjitha organet e rendit”, ka deklaruar për Express Ismajli.

Vitin e kaluar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vendin tonë kanë lindur fëmijë katër nëna me moshë nën 14 vjet.