Kush ishin anëtarët e ekipit negociator që sapo u shpall antikushtetues


Gazeta Express
27 Qershor 2019 14:40

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot ekipin megociator të votuar në Kuvend të Kosovës, antikushtetues. Por, kush ishin anëtarët e këtij ekipi?

Në shtator të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një seancë që ishte mbajtur me një pikë të vetme, Shqyrtim-Propozimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, pati cituar edhe njëherë personat që ishin përzgjedhur si pjesë e ekipit negociator.

Si vendim ishte marrë që delegacioni të bashkëudhëhiqet nga kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, dhe kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Pjesë e tij janë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, ministri nga radhët e pakicës turke, Mahir Yagcilar, zëvendëskryeministri Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile, si dhe dy vende janë të rezervuara për dy partitë opozitare Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo që me mungesë të tyre në takime kishin marrë pjesë, Visar Ymeri e Dukagjin Gorani./Express

Te fundit


Kthehu lart